Barça-Juve, grupet e Champions
nisin sonte me një super përballje

Barça-Juve, grupet e Champions<br />nisin sonte me një super përballje
Erdhi momenti,sonte në mbrëmje starton faza e grupeve e Champions League me ndeshjet e grupeve A,B,C dhe D.Dueli që spikat është ai i grupit D mes Barcelonës dhe Juventusit që do të luhet në “Camp Nou”.Katalanasit duan të hakmerren për eliminimin në çerekfinalet e sezonit të kaluar.
 
Megjithëse nuk ka qënë në stolin e Barcës për trajnerin Ernesto Valverde ai eliminim ende djeg mes futbollistëve. Në konferencë Valverde sqaron:”Barca-Juve do të jetë një ndeshje stimuluese,Dybala është një lojtar i madh por Juvja ka edhe lojtarë të tjerë mjaft të mire”.
 
Bardhezinjtë kanë shumë mungesa këtë mbrëmje duke nisur me Chiellinin e Mandzukic,Cuadrado i pezulluar dhe të padisponueshëm po ashtu edhe Khedira,Marchisio dhe Hevedes.
 
Trajneri i Juventusit Allegri do të eci hap pas hapi dhe thotë se objektivi i parë është kalimi i grupit ndërsa Dybala i thur elozhe katalanasve duke thënë se Barca është maksimumi ndërsa për të pika referimi janë Messi dhe Ronaldo. Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Olympiacos dhe Sportingut të Lisbonës që luhet në Pire.
 
Në grupin C ka një tjetër duel interesant mbrëmjen e sotme që luhet në Olimpico. Roma pret Atletico Madrid.
 
Simeone është i bindur se skuadra e tij herët a vonë do ta fitojë Championsin.Ndërsa kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli dhe skuadra e tij Qarabag debutojnë në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat.
 
 
Në grupin B ,Bayerni pret Anderlehtin ndërsa PSG luan në transfertë në Skoci ndaj Celtic.
Manchester United-Basel dhe CSKA e Moskës-Benfica janë dy ndeshjet e grupit A.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool