Barça përfshihet nga kriza ekonomike

Kriza botërore nuk ka lënë pa përfshirë edhe ekipin e Barcelonës këtë edicion futbollistik që sapo ka nisur. Katalansit pas nisjes me këmbë të mbarë të edicionit të ri në të gjitha kompeticionet duket se nuk ta kenë shumë të lehtë nga ana financiare për të mbizotëruar në një treg shumë të ashpër nga kriza,

por edhe afrimet e sheikëve apo oligarkëve, të cilët po e bëjnë futbollin cdo ditë e më shumë komercial.

Duke nisur nga sot pushon së qëni e vlefshme aboneja e sezonit të shkuar për aksesin në “Camp Nou” dhe rreth 12 mijë të abonuar të Barcelonës nuk e kanë tërhequr ende abonenë e re të sezonit 2013-14.

Të gjithë ata që kanë një kartë anëtarësie mund të prenotojnë një abonim sezonal në fillim të një sezoni të ri, por shumë prej këtyre prenotimeve janë kthyer pas ose nuk janë shfrytëzuar për shkak të motiveve financiare.  

Arsyet lidhen me krizën ekonomike, e cila ndihet dhe bën që spanjollët të përqendrohen gjithmonë e në gjërat më të domosdoshme të jetës së përditshme, duke lënë mënjanë futbollin që po rrit biletat cdo ditë edhe më shumë.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën