Pas suksesit të arritur në prezantimin e saj të fundit në festivalin e “Sanremo” duket se angazhimet për modelen bukuroshe Bar Refaeli sa vijnë dhe shtohen.

Ndonëse prej kohësh ajo është imazhi i disa markave me emër modelja izraelite do të angazhohet edhe për vendin e saj.

bar reafeli

Bar do të jetë pjesë e një filmimi të shkurtër humoristik prej dy minutash i cili do të transmetohet në internet.

bar refaeli

Sipas të përditshmes izraelite “Israel ha-Yom”, ka qenë ministri i jashtëm izraelit, i cili e ka ftuar Refaelin për të marrë pjesë në këtë projekt.

bar refaeli

Filmimi do të trajtojë shpikjet më të njohura izraelite më të përhapura në botë nga bujqësia tek kibernetika.

bar refaeli

Sipas kësaj të përditshme modelja izraelite Bar Refaeli nuk ka kërkuar asnjë shpërblim për këtë filmim.

(xh.k/shqiptarja.com)