TIRANE - “Fshati Marinzë në Fier është i pabanueshëm pas shpërthimeve të gazit natyror në zonën naftëmbajtese dhe kompania ‘Bankers” duhet të marrë përsipër shpërguljen e banorëve”. Kështu deklaroi deputeti socialist Besnik Baraj i ftuar në studio në A1 Report. Sipas tij struktura e tokës në atë zonë është e degraduar dhe rreziku mbetet permanent.
“Unë mendoj që mundësitë e rehabilitimit në atë zonë, struktura e tokës është degraduar. Aksidentet mund të ndodhin dhe herë tjetër. Ajo zonë është vazhdimisht e kompozuar. Ato gazra mud të dalin brenda një shtëpie ku banorët janë duke fjetur. Janë krijuar gropa që përbëjnë rrezik për fëmijët. Mund të ketë dhe fundosje të dherave, shembje që mund të ndodhin qoftë në zonat ku ka banesa apo në sipërfaqe të tjera. Është e nevojshme që ‘Bankers’ të marrë përsipër shpërguljen e banorëve, e asnjë banor të mos jetë i ekspozuar ndaj një rreziku që është permanent”, deklaroi Baraj.
Baraj: 'Bankers' ka shfrytëzuar zonën në mënyrë agresive
Deputeti socialist tha se ajo që ka ndodhur në atë zonë është dramatike, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por edhe për ndikimin në mjedis. Sipas tij kompania kanadeze e ka shfrytëzuar këtë zonë në mënyrë agresive për të nxjerrë fitime maksimale.

“Është folur shumë këto ditë, ajo që është e rëndësishme është kur flasin ekspertë. Dhe Shqipëria ka pasur ekspertë, njerëz me informacione të marra ose të trashëguara, këta njerëz duhen pyetur. Unë do thoja që sigurisht ajo që ka ndodhur është e rëndë, dramatike, si nga pikëpamja ekonomike, por dhe në ndikimin në mjedis. Ngjarje të tilla shoqërohen dhe me kosoto në mjedis. Në këto 25 vite kosotoja mjedisore në Shqipëri nuk shpërfillet. Ajo që është e rëndësishme, ne jemi në fazën e integrimit në BE, jemi pjesëmarrës në shumë konventa e ‘Bankers’ duhet t’i respektojë. ‘Bankers’ vjen nga një vend me standarte të larta dhe është e pafalshme të mos merrte atë përgjegjësi si në Kanda. Më vjen keq kur thonë që s’ka impact në mjedis. Në fillim kompania kishte një arrogencë në përgjigje. Unë nuk jam teknollog nafte që të them për procedurat, por dihet që mënyrat e shfytëzimit janë shumë agresive për të nxjerrë fitimin maksimal. Ky agresivitet në shfrytëzimin e burimeve me investime minimale sjell pasoja. Ka vite që publiku atje reagon, por deri dje ka rënë në vesh të shurdhët. Është për tu përshëndetur reagimi i qytetarëve, pasi mbrohet pasuria kombëtare. Mos veprohet siku Shqipëria është një vend i botës së tretë”, deklaroi deputeti socialist.
Baraj: 'Bankers' nuk mund të bëjë vlerësimin e dëmeve, ka konflikt interesi
Uji, si një nga burimet kryesore të jetës në atë zonë, sipas deputeti Baraj është 7-8 herë më i kripur se uji i detit. Sipas tij uji në atë zonë mund të dojë edhe shekuj me radhë që të bëhet i përdorshëm për njerëzit. Sa i përket evidentimit të dëmeve Baraj mendon se këtë nuk mund ta bëjë ‘Bankers’ pasi ka konflikt interesi.

“Ujërat nëntokësor që janë në kontakt me naftën janë shumë të kripura. Ato arrija vlera deri në 7-8 herë më shumë se uji i detit. Ky proces është i pakyhyeshëm, ai burim ujor nuk mund të përdorët më edhe për shekuj. Edhe sikur të mos ketë lëndë helumese, vetëm nga shëllira nuk mund të përdoret. Sa i përket dëmeve, nuk duhet të jetë ‘Bankers’ që bën vlerësimin, ka konflikt interesi dhe i mimimizon dëmet”, deklaroi Baraj.
Baraj: Ka hapësira për rishikimin e kontratës me 'Bankers'
Por deputeti socialist për shpërthimet në Marinzë ka fajësuar dhe qeverinë e kaluar. Sipas tij gjatë tetë viteve nuk ka pasur kontrolle, pasi qeveritarët kanë futur në xhepat e tyre diçka. Pavarësisht se siguron që qeveria shqiptare do ndjekë të gjitha mënyrat që ‘Bankers’ të dëmshpërblejë banorët, ai iu bën thirrje këtyre të fundit që të shkojnë në prokurori dhe të bëjnë kallëzim penal për kompaninë kanadeze. Baraj thotë se ka hapësira për të rishikuar kontratën.

“Auditi ndërkobëtar ka të bëjë me vlerësimin ekonomik. Ka një abuzim nga ana e ‘Bankers’ në lidhje me informacionin, në lidhje me investimet dhe përfitimet. Ishte parashikuar që të nxireshin fitimet e ‘Bankers’ në vitin 2011 e pastaj të fillonte ndarja. Ka pasur mungesë serioziteti nga qeveria e mëparshme, madje ka pasur dhe korrupsion. Nuk ka pasur kontrolle me qëllim, është futur diçka në xhepat e ish qeveritarëve. Tani çdo palë duhet të bëjë pjesën e vet, shteti pjesën e vet, banorët duhet të shfaqin pretendimet e tyre e ta realizojnë në rrugë ligjore. Mund të jetë një precedent që mund të bëhet shembull me përgjegjësinë se çdo kush që vjen në Shqipëri duhet të zbatojë ligjin”, theksoi Baraj.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO