Barazia e mosdiskriminimi, Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës. 283 të arrestuar për dhunë në familje në 5 muaj

Barazia e mosdiskriminimi, Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës. 283 të arrestuar për dhunë në familje në 5 muaj

 
“Nuk ka e nuk mund të ketë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online”.

Ky ishte mesazhi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, në takimin e “Rrjetit Parlamentar Gra të Lira nga Dhuna” dhe “Komisioni për Barazi dhe Mosdiskriminim”, i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Europës.

Balla nënvizoi se lufta ndaj këtij fenomeni nuk do të ndalet: 

"Asnjë person nuk duhet të ndjehet më pak i vlefshëm apo më pak i sigurt për shkak të asaj që është. Ne jemi të gjithë pjesë e një komuniteti të përbashkët, dhe është detyra jonë të sigurojmë që të gjithë të kenë mundësinë të kontribuojnë dhe të përparojnë. Mosdiskriminimi është shtylla tjetër thelbësore. Ne duhet të garantojmë që ligjet tona mbrojnë të drejtat e çdo qytetari dhe të sigurojmë që asnjë individ të mos përballet me paragjykime apo trajtim të padrejtë", tha Balla.

Ministri raportoi disa të dhëna që lidhen me fenomenin, por shtoi se megjithëse statistikat janë shqetësuese ato nuk reflektojnë realitetin, pasi jo çdo akt dhune denoncohet.

"Gjatë periudhës janar-maj 2024 janë 482 telefonata dhe evidentuar 2,034 raste të dhunës në familje me 6 viktima, nga të cilat 2 janë gra. Janë lëshuar 1,081 urdhra mbrojtjeje dhe urdhra mbrojtjeje të menjëhershme, janë arrestuar 283 autorë për “Dhunë në familje”, theksoi Balla.

Më tej, ai informoi se janë hedhur disa hapa nga MB dhe Policia e Shtetit në përpjekjen për të parandaluar dhe mbrojtur gratë. "Është duke u punuar për ndryshimet në Kodin Penal ku Ministria e Brendshme përmes drafteve të saj ka propozuar ashpërsimin e masave për sa i përket dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Përsa i përket Policisë së Shtetit, që në ditët e para të detyrës sime si Ministër i kam kërkuar Policisë së Shtetit që të hartojë një protokoll të detajuar për trajtimin duke nisur nga kontakti i parë i shtetit me viktimën e dhunës psikologjike apo fizike", nënvizoi kreu i Ministrisë së Brendshme.

Veç masave parandaluese dhe mbështetjes së viktimave, janë intensifikuar përpjekjet tona për t'i vënë autorët përgjegjës, para drejtësisë.

Raportimi dhe denoncimi i rasteve të dhunës jo vetëm nga familjarë, të afërm por edhe nga komuniteti ka çuar në parandalimin e shumë ngjarjeve të rënda.

"Trendi i kriminaliteti në fushën e krimeve kibernetike, vitet e fundit ka pësuar një rritje jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën. Ndërsa teknologjia vazhdon të avancojë, ne duhet të jemi të gatshëm për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga abuzimet që ndodhin në hapësirën digjitale. Gjatë periudhës janar-maj 2024 janë regjistruar 51 raste të kallëzimeve të gjinisë femërore për forma të ndryshme të dhunës online si shantazhe, përndjekje, profile të krijuara me foto intime etj.", theksoi Balla.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë