Grupi E, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria është bërë mjaft interesat pas ndeshjeve të ditës së djeshme, pasi në lojë për të siguruar kualifikimin janë disa ekipe. Norvegjia ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë ekipit të Qipros me rezultatin 2-0 dhe hedhur një hap të rëndësishëm në grup, pasi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë. Ndeshja ishte mjaft e mirë për vendasit që shënojnë që në minutën e 43’ të ndeshjes me Tarik Elyounoussi duke zënë në befasi ekipin e Qipros.

Në pjesën e dytë të ndeshjes në minutën e 66’ është King që dyfishon shifrat për ekipin e Norvegjisë duke vulosur edhe fitoren. Zvicra është surpriza e mbrëmjes, pasi barazoi 4-4 me Islandën. Ndeshja nisi e keqe për vendasit që pësojnë me Gudmundsson në minutën e 3, pas një gabimi në zonë. Por futbollisti i Juventuesit Lishtanjer nuk pajtohet me rezultatin dhe barazon në të 15. Fabian Schär kalon në avantazh ekipin e tij në të 27’ ndërsa në minutën e 30 është përsëri mbrojtësi Lishtanjer që shënon golin e tretë të ndeshjes.

Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë në pjesën e dytë Xhemali e con në 4-1, por miqtë surprizojnë duke shënuar tre herë dhe barazuar dhe marrë një pikë të çmuar që rihap grupin, pasi Zvicra ngjitet në kuotën e 15 pikëve në grup, ndërsa Norvegjia ka 11, Shqipëria me Islandën që do të ndeshen të martën në Islandë kanë nga 10 pikë secila. Ndeshjet e fundit janë vendimtare.

TË MËDHATË ECIN PA PROBLEME, FRENOHET HOLANDA
 
Ekipet e mëdha në Evropë kanë marshuar drejt kualifikimit në kampionatin Botëror të Brazilit. Kështu Gjermani, Itali, Spanja, Anglia dhe Holanda janë thuajse të kualifikuara. Gjermani nuk e ka pasur aspak të vështirë përballë ekipit të Austrisë duke fituar 3-0.
 
Goli i parë erdhi nga Klose që barazon kështu rekordin e Gerd Myler me 68 gola me fanellën e panzerave, ndërsa mesfushori bavarez qetësoi trajnerin Lëv me golin e dytë në minutën e 51-të, Muller vendosi firmën e rrjetës së tretë. Gjermania ngjitet në kuotën e 19 pikëve duke u afruar edhe më shumë me botërorin Brazil 2014.
 
Spanja mundi 2-0 Finlandën me gola të Jordi Albas dhe Negredos për të shkuar në kuotën e 14 pikëve, 2 më shumë se Franca që u ndalën në barazim pa gola në Tbilisi nga Gjeorgjia. Italia kaloi me vuajtje 1-0 Bullgarinë. Me golin e Alberto Gilardinos erdhi suksesi i kaltër.
 
Portugalia arriti një fitore me përmbysje 4-2 në Irlandën e Veriut, duke i rrëmbyer kryesimin e grupit F Rusisë. Surprizë ishte barazimi i Holandës me ekipin e Estonisë në transfertë me rezultatin 2-2, ndeshja ishte dramatike duke përsëritur historinë e pak viteve më parë. Holanda arriti të barazonte vetëm në minutën e fundit me penallti, por barazimi nuk e cenon aspak rrugën e tulipanëve drejt kualifikimit në Brazil.
 
Rezultatin më të thellë të mbrëmjes e arriti Ukraina përballë San Marinos me rezultatin 9-0, ndërsa Anglia shkatërroi Moldavinë 4-0, teksa Mali i zi u ndal në barazim.

Redaksia Online