Pas barazimit 4-4 mes Manchester United dhe Bournemouth, për mediet foli trajneri i 'Djajve të Kuq', Ruben Amorim. Ai tha se ndeshja ishte spektakolare për publikun, por rezultati duhet të ishte ndryshe.
“Një ndeshje argëtuese. E nisëm shumë mirë, bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ndaj rezultati duhet të ishte krejtësisht ndryshe. Humbëm përqendrimin dhe ata shënuan dy gola. Por arritëm të ktheheshim në lojë, shënuam përsëri dy gola dhe pastaj duhet ta përfundonim ndeshjen në favorin tonë.
Ka shumë gjëra të mira, por ka shumë gjëra për të punuar. Nuk po fitojmë ndeshje për shkak të detajeve. Janë detajet ato që duhet të punojmë, të kuptojmë momentin e ndeshjes. Duhet të jemi më cinik sepse krijojmë kaq shumë raste për të fituar ndeshjen”, tha mes të tjerash Amorim.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Lammens shpëton Man. United nga humbja, barazim 'i çmendur' 4-4 kundër Bournemouth në 'Old Trafford'





