Barazimi i dytë radhazi, Stuttgart ndal 1-1 Leverkusen! 'Aspirinat' s'përfitojnë nga humbja e Bayern (VIDEO)

Barazimi i dytë radhazi, Stuttgart ndal 1-1 Leverkusen! 'Aspirinat' s'përfitojnë nga humbja e Bayern (VIDEO)

Stuttgart 1-1 Leverkusen

Stuttgart dhe Bayer Leverkusen barazuan 1-1 për xhiron e 14-të në Bundesligë. Në "MHPArena" miqtë e Xabi Alonsos nuk përfiton nga humbja e Bayern Munich dje, duke mos bërë dot shkëputjen me diferencë në krye të renditjes. "Aspirinat" marrin barazimin e dytë radhazi, duke lënë dyshime për formën e tyre.

Ndeshja nisi me raste dhe luftë sportive, me vendasit e Hoeness që kaluan të parët në avantazh me golin e Fuhrich në minutën e 40-të të takimit. Fillimi i së dytës do sillte edhe golin e barazimit për miqtë nga Leverkuseni. Vetëm pak sekonda nga fërshëllima e kryesorit Aytekin, Uirtz vendosi ekuilibrat për 1-1 pas asistit të Boniface.

Edhe pse Leverkusen me Granit Xhakën në fushë kërkoi për golin e dytë, një i tillë nuk erdhi. Tanimë me 36 pikë Leverkusen është në krye të renditjes, katër pikë më shumë se Bayern Munich që ka edhe një ndeshje më pak. Stuttgart me 31 pikë mban pozitën e tretë.

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit