Barazimi i Romës, Mourinho e ka me Guardiolën: Vetëm ai e ka këtë luks, edhe play-off nuk është keq

Barazimi i Romës, Mourinho e ka me Guardiolën: Vetëm ai e ka këtë luks, edhe play-off nuk është keq

Jose Mourinho

Roma barazoi 1-1 kundër Servette në Zvicër, me ndeshjen që vlente për grupin G të Europa League. Pas sfidës, trajneri Jose Mourinho nuk mund të ishte i kënaqur me lojtarët e tij, duke sulmuar direkt titullrët. Tanimë si e dyta në grup Roma rrezikon që për të vijuar mes më të mirave të përballet në play-off me një skuadër që vjen nga Champions League.

“Kishim përpara një mundësi shumë të mirë, por nuk ia dolëm. Nisja e pjesës së dytë ishte përcaktuese dhe ne gabuam. Kam diskutuar me lojtarët e mi shumë për këtë, ende nuk e kuptoj pse ndodh. Në pjesën e parë luajtëm mirë, shënuam dhe në pushimin e ndeshjes i tregova skuadrës se duhet të bëjmë shumë kujdes në 10 minutat e para, por nuk e bëmë dhe u ndëshkuam.

Personalisht nuk mendoj se është dramë të luash në play-off, por të vjen inat që nuk merr maksimumin në një sfidë si kjo. Natyrisht në play-off duhet një motivim sepse do të luash ndaj një skuadre që vjen nga Championsi, por le të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund”, tha fillimisht Mourinho.

Trajneri tha se ka lojtarë që me paraqitjen "jo" kanë humbur një mundësi.

“Ka lojtarë që kanë humbur një mundësi tjetër, ndonjëherë ata që nuk janë mësuar të jenë jashtë vijnë me një qëndrim sipërfaqësor që nuk e ndihmon ekipin", tha Mou.

Shpërthimi i Jose Mourinhos pas barazimit të Romës në Europa League me Servette bëri lajm. Portugezi doli drejtpërdrejt kundër disa senatorëve, madje duke e vënë në dyshim Guardiolën.

"Vetëm ai mund të lejojë të largojë dikë që është keq, pasi një tjetër vjen menjëherë. Ne, nga ana tjetër, qëndrojmë gjithmonë me ta. Dhe unë s'u them lojtarëve se ata do të luajnë vetëm kur të tjerët të kenë vdekur", tregoi trajneri mes të tjerash.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë