VIDEO - Barazimi me Kroacinë në Euro 2024, vajza e trajnerit Sylvinho nuk mban dot lotët në tribunë

VIDEO - Barazimi me Kroacinë në Euro 2024, vajza e trajnerit Sylvinho nuk mban dot lotët në tribunë

Zemrat e miliona shqiptarëve anembanë botës janë mbushur me gëzim për barazimin e shkëlqyer të Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024. Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Tati, vajza e trajnerit Silvinjo.

Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.

 

 

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit