Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian kanë bërë daljen e tyre të parë publike bashkë në Super Bowl.
Pasi The Sun zbuloi se dyshja po takoheshin fshehurazi, ata kanë vendosur të shfaqen përkrah njërit-tjetrit.
Dyshja qëndroi një suitë në Levi’s Stadium duke u kthyer në temën kryesore të ditës.
“Ishin vendosur në një suitë në fund dhe ishte gjithçka për të cilën flitej në atë kat,” tha një dëshmitar për The U.S. Sun. “Pati turma stafesh që përpiqeshin të shihnin nga afër. Në një moment Lewis po ecte në korridor dhe pak më vonë e ndoqi edhe Kim. Sytë e tij ishin drejtuar tek ajo dhe ata ishin në një grup të madh duke përqafuar dhe puthur njerëzit. Atyre iu bashkuan CEO i Fanatics, Michael Rubin, dhe të gjithë u kthyen në suitë pas pushimit.”
Para pak javësh, Kim shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për të kaluar fundjavën me Hamilton. Ata qëndruan në një rezidencë luksoze, Estelle Manor. Që atëherë, Hamilton dhe Kardashian kanë udhëtuar drejt Parisit dhe tani janë rikthyer në bregun perëndimor për Super Bowl.
Tanimë thuhet se dyshja është “e pandshme.”
Një burim pranë çiftit tha: “Kim dhe Lewis kanë orare pune shumë intensive, ndaj ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku. Tani janë të pandashëm dhe po përshtatin takimet e tij me angazhimet e punës së Kim.”
I dashuri i ri i Kim është tashmë i pëlqyer nga familja e saj dhe ka marrë miratimin nga nëna Kris Jenner, si dhe nga i dashuri i Kylie, Timothée Chalamet.
Vetëm dy muaj më parë, aktori e renditi Lewis në listën e tij të pesë britanikëve më të famshëm.
Nga ana tjetër, nëna e Kim, Kris, ka qenë prej kohësh fanse e ylli të garave. Në tetor të vitit 2015, ajo e uroi përmes një postimi në Instagram për fitoren e tij në F1.

Komente







