Barabara Berluskoni gjatë një interviste shprehet se ekipi i Bayern Mynihut duhet marrë si shembull për mënyrën e menaxhimit edicionet e fundit.
E bija e presidentit të Milanit është rikthyer kështu të flasë për menaxhimin e kuqezinjve dhe krahasimin me rivalët në Evropë.
"Bayerni është një ekip që duhet marrë shembull për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave. Ka respektuar fair play-in financiar duke zhvilluar një merkato që kapi shifrat e 60 milionë eurove dhe përsëri ka një bilanc mjaft pozitiv.
Bavarezët kanë arritur të nxjerrin futbollistë të rinj të talentuar dhe pagat e futbollistëve nuk kalojnë 50 % të të ardhurave. Këtë filozofi duhet të ndjekë edhe ekipi i Milanit" shprehet Barbara.
Ndërsa largimin e Ibrahimovic-it, Barbara e komenton në këtë mënyrë " Nëse Milani heq dorë nga nga kampionë si Ibrahimovic, mund të zbulojë gjithmonë të rinj të talentuar. Shembulli më i mirë është El Shaarawy" përfundon Barbara.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com