Barcelona e nis 2016-të duke barazuar në derbin ndaj Espanyol. Në stadiumin “Cornella-El Prat” takimin përfundon pa gola ku katalanasit ndalen nga shtyllat me rastet e pastra për shënim të Messi e Suarez.
Ky është barazimi i tretë në katër ndeshjet e fundit në kampionat për Barcelonën që nuk po bën një ecuri shumë të mirë. Me pikën e marrë Barça vijon të mbetet e para në klasifikimin e La Ligas me 39 pikë, tre më shumë se Real Madrid.

Pas ndeshjes trajneri i blaugranëve Luis Enrique ka deklaruar se është shumë e vështirë të kesh përballë një ekip që luan në limite. “Kundërshtarët mezi e prisnin këtë ndeshje dhe e interpretuan shumë mirë. Kemi pasur mjaftueshëm raste por nuk shënuam dot”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com