Sot në orën 21:00 në 'Metropolitano' luhet sfida mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalen e kthimit në Champions League. Skuadra e Hansi Flick humbi 0-2 në ndeshjen e parë në 'Camp Nou' dhe sot ka detyrën e vështirë të përmbysjes.
Barcelona ka shprehur shqetësime pranë UEFA-s lidhur me gjendjen e fushës në stadiumin 'Metropolitano'. Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, është parë duke diskutuar me delegatin e UEFA-s gjatë seancës së fundit stërvitore, duke treguar drejt fushës dhe duke komentuar mbi gjatësinë e barit.
Pamjet kanë nxitur menjëherë spekulime se Barcelona nuk ishte plotësisht e kënaqur me kushtet e terrenit përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme.
Megjithatë, sipas raportimeve nga AS, drejtuesit e klubit katalanas kanë sqaruar se nuk është paraqitur asnjë ankesë zyrtare. Pavarësisht kësaj, konfirmohet se Flick ka bërë vërejtje ndaj përfaqësuesve të UEFA-s, të cilët më pas kanë ndjekur procedurat standarde të inspektimit të fushës para ndeshjes.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Barcelona kërkon përmbysjen në Madrid, Liverpooli për surprizën kundër kampionëve të PSG-së! Sot dy ndeshjet e kthimit çerekfinale






