Këtë të martë duke nisur nga ora 21:00 Champions League rikthehet në fushë me dy duelet e kthimit për fazën çerekfinale. Atletico Madridi ka fituar 0-2 kundër Barcelonës në takimin e parë në 'Camp Nou' dhe sot kërkon të mbajë rezultatin edhe me ndihmën e tifozëve. Në 'Anfield' Liverpooli do kërkojë të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë kundër PSG-së, por nuk do e ketë të lehtë kundër kampionëve në fuqi.
Atletico Madrid - Barcelona (2-0 ndeshja e parë)
Në 'Metropolitano' vendasit e Atleticos do kenë një sfidë më vete për të mbajtur avantazhin e dy golave të ndeshjes së parë të fituar 0-2 në 'Camp Nou'. Nga ana tjetër Barcelona me Lamine Yamal do kërkojë të përmbysë rezultatin dhe pse jo ta dërgojë fillimisht ndeshjen në shtesë.
Trajneri Diego Simeone nuk do ketë të gatshëm Marc Pubill për shkak të kartoneve, ndërsa Hansi Flick nga ana tjetër do duhet të bëjë pa të dëmtuarit Raphinha dhe Christensen, ndërsa Pau Cubarsi mungon për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë. Derbi i Spanjës këtë herë u zhvendos në Champions, teksa premtohet spektakël për vetë faktin se Barça kërkon përmbysjen, ndërsa Atletico mund të 'parkojë autobusin' para portës së vet për mos pësuar.
Liverpool - PSG (0-2 ndeshja e parë)
Në mitikun 'Anfield' Liverpooli vendas duhet të besojë te mbështetja e tifozëve për të përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë kundër PSG-së. Kampionët në fuqi të turneut nuk kanë udhëtuar për piknik në Angli ndaj vendasit do e kenë më shumë se të vështirë duke parë edhe formën e ndeshjeve të fundit. PSG e nisi këtë duel me homazhe në nderim të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpoolit që u nda tragjikisht nga jeta korrikun e kaluar.
Arne Slot i Liverpoolit nuk do ketë të gatshëm për sot emra si Alisson, Bradley, Endo dhe Leoni, ndërsa nga krahu tjetër Luis Enrique do duhet të bëjë pa të dëmtuarit Fabian Ruiz dhe Quentin Ndjantou.
Champions League, çerekfinalet e kthimit
E martë, 14 prill 2026 - 21:00
Atletico Madrid - Barcelona (2-0)
Liverpool - PSG (0-2)
E mërkurë, 15 prill 2026 - 21:00
Arsenal - Sporting Lisbone (1-0)
Bayern Munich - Real Madrid (2-1)
*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Sot në orën 21:00 në 'Metropolitano' luhet sfida mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalen e kthimit në Champions League. Skuadra e Hansi Flick humbi 0-2 në ndeshjen e parë në 'Camp Nou' dhe sot ka detyrën e vështirë të përmbysjes.
Barcelona ka shprehur shqetësime pranë UEFA-s lidhur me gjendjen e fushës në stadiumin 'Metropolitano'. Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, është parë duke diskutuar me delegatin e UEFA-s gjatë seancës së fundit stërvitore, duke treguar drejt fushës dhe duke komentuar mbi gjatësinë e barit.
Pamjet kanë nxitur menjëherë spekulime se Barcelona nuk ishte plotësisht e kënaqur me kushtet e terrenit përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme.
Megjithatë, sipas raportimeve nga AS, drejtuesit e klubit katalanas kanë sqaruar se nuk është paraqitur asnjë ankesë zyrtare. Pavarësisht kësaj, konfirmohet se Flick ka bërë vërejtje ndaj përfaqësuesve të UEFA-s, të cilët më pas kanë ndjekur procedurat standarde të inspektimit të fushës para ndeshjes.
Komente






