Pasi i ka mbetur vetëm një trofe në lojë për të diskutuar me finalen e kupës së Spanjës, Barcelona po kërkon seriozisht që të përforcojë ekipin këtë verë. Skuadra katalanase ka arritur një marrëveshje me futbollistin uellsian të skuadrës së Tottenham, Gareth Bale.

Anësori i talentuar i skuadrës londineze, është gati të largohet nga Premier League, për të luajtur sezonin tjetër në një ekip ëndrrash, me Messin, Iniestën dhe Xavin. Barcelona e ka arritur marrëveshjen me vetë Gareth Bale, duke e bindur të kalojë në Katalonjë.

Për Gareth Bale është gati një kontratë 5 vjeçare nga e cila ai do të përfitojë rreth 5 milionë Euro në vit. Për skuadrën e Tottenham na kjo transfertë pritet të arkëtohen 40 milionë euro. Anësori nga Uellsi, sipas të gjitha planeve të bëra, do të nisë stërvitjen me Barcelonën, pas përfundimit të Olimpiadës së Londrës. Katalanasit mundën konkurrencën e Chelsea e Manchester City ndërsa munon vetëm zyrtarizimi për Gareth Bale. (rb/shqiptarja.com)