Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga mbyllja e merkatos Barcelona po lëviz të gjithë gurët për transferimin e Neymar. Drejtuesit katalanas udhëtuan të martën në Francë për ti bërë ofertën e parezistueshme Paris SG, por nga ajo që raportohet spanjollët nuk ia kanë arritur.
Të mërkurën u tha se Paris SG më në fund u bind nga katalnasit, por me sa duket jo. Barcelona i ofroi 125 mln euro, kartonin e Rakitiç si dhe Dembele-n për 1 vit huazim, por sipas “L’Equipe” Paris SG ka hedhur poshtë edhe ofertën e tretë zyrtare.
Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të bëjë një tjetër tentativë, por koha e mbetur në dispozicion nuk e favorizon.