Barcelona duhet të gjejë zgjidhje për pesë lojtarët para 31 gushtit
Barcelona ka bërë një merkato fenomenale sa i përket largimit të lojtarëve dhe mbushjes së arkës me të ardhura. Lojtarët për të cilët bëhet fjalë janë Jasper Cillessen, Paco Alcacer, Rafinha Alcantara, Munir El Hadadi dhe Sergi Samper.
Jasper Cillessen
Barcelona ka bërë një merkato fenomenale sa i përket largimit të lojtarëve dhe mbushjes së arkës me të ardhura.
Me poshtë do të japim pesë lojtarë për të cilët Barcelona duhet të gjejë zgjidhje para mbylljes së afatit kalimtar.
Lojtarët për të cilët bëhet fjalë janë Jasper Cillessen, Paco Alcacer, Rafinha Alcantara, Munir El Hadadi dhe Sergi Samper.
Cillessen: Portieri ka bërë kërkesën për largim. Holandezi dëshiron që të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe kjo nuk pritet të ndodhë me një Ter Stegen në super formë. 29 vjeçari ka një klauzolë prej 60 milionë eurove që do të thotë se vetëm ndonjë ofertë masive do t’i bënte drejtuesit e Barcës ta mendojnë lirimin e ish anëtarit të Ajax.
Rafinha: Lojtari u paraqit në ndeshjen e Superkupës së Spanjës dhe pati paraqitje të mirë. Në ndeshjen e parë sezonale në La Liga ishte në skuadër mirëpo nuk u aktivizua fare. Problemi me Rafinha është se ka në konkurrencë lojtar si Rakitic, Vidal e Arthur. Vlen të ceket se Valverde ishte i kënaqur me lojën e Alcantaras në ndeshjet para sezonale.
Alcacer: Paco nuk po gëzon hapësirat e tij në sulmin e Barcës. Suarez duket se është i pa zëvendësueshem. Kontrata e tij skadon tek në vitin 2021. Ofertat e fundit në drejtim të Alcacer janë drejtuar nga skuadra e Borussia Dortmund.
Munir: Problemi me Munir qëndron tek kontrata e tij e cila skadon në korrik të vitit të ardhshëm. Ndeshjet para sezonale i dhanë hapësirë të cilën e justifikoi me disa ndeshje të mira. Barcelona duhet të nënshkruaj me sulmuesin ose rrezikon ta humb si lojtar të lirë.
Samper: Talenti premtues i Samper duket se nuk erdhi kurrë në pah shkaku i lëndimeve të shumta. Kontrata e tij skadon në vitin 2019. Drejtuesit e klubit i kanë thënë lojtarit të gjejë një klub dhe në rast se nuk arrinë do t’ia gjejnë ata një.
Mirëpo, kujtojmë se këtë verë nga skuadra u larguan lojtarë si Paulinho, Aleix Vidal, Mina, Andre Gomes, Marlon, Deulofeu e Digne.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.1%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2346
Lajme të tjera
-
Vendimet e dyshimta në 'El Clasico', Xavi s’përmbahet: Padrejtësi e madhe, s’duhet të heshtim! Ancelotti: E merituam fitoren
22 Prill, 10:00
-
GOLAT/ Përmbysje 'Galaktike', Real Madrid 3-2 Barcelona! Djemtë e Ancelottit 'prekin' titullin kampion, katalanasit pesë ndeshje pa fitore në El Clasico
21 Prill, 23:03
-
Sonte 'El Clasico', Reali kërkon të hipotekojë titullin! Lewandowski: Ne dimë se si mposhten 'galaktikët'
21 Prill, 15:05
-
Mesut Ozil: Në kohën time El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë, sot nuk është për faj të Barcelonës
20 Prill, 14:55
-
Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën
20 Prill, 14:35
-
Xavi: Arbitri një fatkeqësi! Ter Stegen kundër trajnerit: Ishte karton i kuq
17 Prill, 17:07
-
GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin
16 Prill, 23:00
-
Champions/ Sonte përcaktohen 2 gjymsëfinalistë, Paris SG në Katalonjë për të përmbysur Barçën! At.Madrid për t'i rezistuar Dortmundit
16 Prill, 13:53
-
Shakaja 'pa kripë' në dëm të yllit të Barçës, TV spanjoll largon ish-ndihmësin e Diego Simeones
11 Prill, 19:13
-
Mediat kryqëzojnë Donnarumman, Luis Enrique: Barcelonën e përmbysim në Spanjë! Simeone i mërzitur pas fitores: Gabuam kundër Dortmund
11 Prill, 10:51
-
GOLAT/ 'Krisma' në Paris, Barcelona mposht 2-3 PSG-në në çerekfinalet e Champions League! Atletico fiton 2-1 ndaj Dortmundit
10 Prill, 22:55
-
Natë 'e zjarrtë' në Paris, fansat e PSG-së lënë pa gjumë lojtarët e Barcelonës (VIDEO)
10 Prill, 18:18