Barcelona dhe Atletiko e Madridit kanë siguruar nga një biletë në cerekfinalet e Kupës së Mbretit.

Barcelona ka siguruar një fitore të thellë dhe të lehtë përballë ekipit të Cordoba-s me rezultatin 5-0.

Golat për ekipin e Barcelonës janë shënuar nga Alcantara, David Villa dy herë dhe Sancez dy herë.

Atletikos së Madridit i ka mjaftuar nja barazim i bardhë pa gola me Gedafen për të kaluar më tej, pasi kishte fituar 3-0 në sfidën e parë.

Miqtë e drejtuar nga Simeone ishin shumë më kërkues madje vendasit patën disa mundësi

të mira për shënim, por që nuk arritën dot t’i shfrytëzonin siç duhet.



(d.b/shqiptarja.com)