Barcelona e dëshpëruar për shitjen e Coutinho-s, Paris SG gati të bëjë çmendurinë në kohë pandemie

Barcelona e dëshpëruar për shitjen e Coutinho-s, Paris SG gati të bëjë çmendurinë në kohë pandemie

Një nga futbollistët që me shumë gjasa do të lëvizë në janar është Philipp Coutinho. Barcelona është e dëshpëruar ta shesë, pasi në rast se luan edhe 10 ndeshje të tjera është e detyruar ti pagujë edhe 20 mln euro Liverpool-it, siç është parashikuar në kontratë. Kjo në një kohë kur klubi po lufton për përmirësimin e financave që ndodhen në gjendje mjaft të vështirë. Sipas raporteve nga 'Daily Mai' Barcelona është gati të heqë dorë edhe për një shumë të përafërt me 50 mln euro.

Sakaq raportohet se Paris SG mund të bëjë çudira këtë sesion merkatoje duke afruar portierin e Atletico-s Jan Oblak, i targetuar edhe nga Chelsea. Madje oferta e këtyre të fundit 130 mln euro është refuzuar më herët nga Atletico Madrid, por një ofertë e ngjashme nga Paris SG me shumë gjasa mund të pranohet duke patur parasysh krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)