Prej më shumë se 2 vitesh, Barcelona ndodhet në një krizë të madhe financiare që duket se do të kërkojë edhe shumë kohë për të përfunduar.
Katalanasit nuk po munden të transferojnë lojtarë të rinj pa shitur më parë yjet e tyre më të mëdha. Për të rregulluar bilancin financiar, mediat sportive spanjolle raportojnë se Barcelona është e gatshme të sakrifikojë yllin e tyre brazilian Raphinia në afatin kalimtar të janarit.
Një transferim i tij do të garantonte të ardhura të mëdha për Barcelonën dhe drejtuesit po presin ofertën e duhur për sulmuesin. Mes skuadrave që kanë shfaqur interesim, janë Newcastle United, Manchester United, Liverpool dhe disa skuadra nga Arabia Saudite.