Barcelona e kalon PSG-në?
Raul:Jo,përmbysja specialitet i Real

Barcelona e kalon PSG-në?<br />Raul:Jo,përmbysja specialitet i Real
Barcelona-PSG në mbrëmje është ndeshja që po tërheq vëmendjen e ditës sa i takon ndeshjeve të Champions League.

Duket se të gjithë në kampin katalanas janë bërë gati për përmbysjen e madhe pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë.

Megjithatë në kampin e Real Madrid madje madrilenët e vërtetë nuk besojnë tek një përmbysje e Barcelonës. Kapiteni Sergio Ramos tha se do të ishte i lumtur nëse katalanasit do të eleminoheshin.

Ndërsa për Le Figaro ka folur edhe ish kapiteni legjendar i Real Madrid. Raul Gonzales ka sqaruar se përmbysje të tilla nuk janë në gjakun e një ekipi si Barcelona.

Është shumë e vështirë që Barcelona të arrijë një “remuntada”. Nëse ka një klub që mund të bëjë një përmbysje të tillë ai është Real Madrid. Është specialitet i kësaj skuadre”, thekson Raul.

Legjenda e madrilenëve ka besim tek PSG ,tek trajneri Emery dhe dekalron se francezët do të shkojnë shumë larg.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor