Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj burgim 30 anëtarët e grupit kriminal! Një mori pafajësinë, lista e plotë me dënimet

Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj burgim 30 anëtarët e grupit kriminal! Një mori pafajësinë, lista e plotë me dënimet

Pamje nga operacioni 'Five', i vitit 2022

Tiranë- Gati 200 vite burg ka dhënë sot Gjykata e Posaçme për 32 të arrestuar në 2022-shin për trafik droge si pjesë e 5 grupeve të ndryshme të strukturuar kriminal. 30 prej tyre u dënuan me burg nga 2 deri në 12 vjet, në mesin e tyre edhe një punonjës policie, Fejzo Meçai i cili u dënua me 2 vite burg për shpërdorim detyre.

Meçai, polic në Komisariatin e Tepelenës, lehtësoi punën e trafikantëve për trafikimin e lëndëve narkotike. Për një nga të pandehurat, Anxhela Shehu, u urdhërua lirimi, pasi dënimi u pezullua me masën që kishte kryer më parë dhe u kthye në shërbim prove në 2 vite. Kurse për Marjus Tartaraj u shpall moskompetenca dhe vijimi me tjetër trupë gjykuese.

Në total GJKKO ka dhënë 30 dënime me burgim,  një vendim pafajësie dhe një shpallje moskompetence. Në total të pandehurit u dënuan me 2 shekuj burgim, me marzhe izolimi nga 2-12 vite burgim.

Vendimi u dha dy vite pas operacionit “Five” të goditjes së 5 grupeve kriminale të trafikut të drogës me 32 persona të pandehur, teksa më parë u ishin lehtësuar edhe masat e sigurisë në “arrest shtëpie” pas kalimit të afateve të paraburgimit.

Më 14 Maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ndryshimin e masave të sigurisë të 32 personave të arrestuar në mars 2022 si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në 6 qytete, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Në atë kohë SPAK deklaroi se kishte mundur të evidentonte 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Prrenjas, qytete ku edhe u shtri operacioni.

Veprat e dyshuara kriminale ishin kryer gjatë periudhës nga muaji mars 2019 deri në nëntor të vitit 2020. Tani SPAK dhe Policisë do i duhet t’i rikthejë në qeli të gjithë të dënuarit e dosjes penale.

Emrat dhe dënimet e dhëna nga GJKKO:
1-Ardian Kastrati, 7 vjet burgim e 4 muaj
2-Anxhela Shehu, dënohet me 1 e 4 muaj, dënimi pezullohet, shërbim prove me 2 vjet
3-Armand Koçiu, 6 vjet e 8 muaj
4-Denardo Dervishi, 6 vjet
5-Erjon Kalemi, 6 vite e 8 muaj
6-Ervin Llana, 8 vite e 8 muaj
7-Fadil Demaj, 10 vite burgim
8-Fejzo Meçai, 2 vite burg (shpërdorim detyre)
9-Fjodor Runaj, 8 vite burgim
10-Hadër Rudaj, 5 vite e 4 muaj
11-Hetem Velaj, 8 vite burgim
12-Landi Shehu, 8 vite burgim
13-Marjano Beta, 12 vite burgim
14-Miço Bushi, 5 vite e 4 muaj burg
15-Nasip Llana, i pafajshëm
16-Servan Kërbizi, 8 vite  
17-Sokol Beqiraj, 6 vite e 8 muaj
18-Valmir Polisi, 9 vite e 4 muaj
19-Xhavit Filja, 9 vite e 4 muaj
20-Abedin Llajaj, 5 vjet e 4 muaj
21-Aldo Tushaj, 8 vite e 8 muaj
22-Aleks Mecorapaj, 4 vjet e 8 muaj
23-Ardit Petraj, 4 vjet e 8 muaj
24-Ervin Begaj, 4 vjet e 8 muaj
25-Hyrjetë Runaj, 4 vjet e 8 muaj
26-Kastriot Lalaj, 4 vjet e 8 muaj
27-Klodian Delaj, 4 vjet e 8 muaj
28-Leonidha Koçiaj, 4 vjet e 8 muaj
29-Marjus Tartaraj, deklarim moskompetence
30-Mikel Ziflai, 5 vjet e 4 muaj
31-Neritan Lamaj, 4 vjet e 8 muaj
32-Sefer Dukaj, 7 vite e 4 muaj

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)  

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot