Ky është raporti i shtatë i tillë i përpiluar nga profesori i Ekonomisë së “The University of Navarra's”, Francesc Puyol, ku rezulton se për të katërtin vit radhazi, Barça ka dalë në krye të studimit, gjë që siç shpjegon autori e bën klubin si ambasador i shkëlqyer për qytetin dhe kombin.
Kryesimi i Barcelonës në media është edhe një tregues i fuqisë së tij komerciale, me anë të mallrave dhe sponsorizimeve, ku arkëtimet e Barças kanë lëvizur nga të ardhurat prej 290 milionë euro në vitin 2007 në 461 milionë gjatë këtij viti, që është një rritje prej 58 për qind brenda kontekstit të një ngadalësimi ekonomik global.
Dhjetë klubet kryesore më të përfolura në botë janë:
1. FC Barcelona
2. Real Madrid
3. Chelsea
4. AC Milan
5. Manchester United
(rb/shqiptarja.com)