Barcelona ‘fërkon duart’ nga problemet e Juventusit, 80 mln euro për sulmuesin Vlahovic

Barcelona ‘fërkon duart’ nga problemet e Juventusit, 80 mln euro për sulmuesin Vlahovic

Vlahovic duke festuar me Di Marian

Fshehja e pagave, çështja e bilancit të ndryshuar financiar si dhe -15 pikët e hequra nga gjykata sportive sipas mediave në Itali do ta detyrojnë Juventusin të heqë dorë nga ‘yjet’ në skuadër për të balancuar financat.

Jo më kot prej ditësh flitet se amerikani McKennie mund të largohet që në janar drejt Anglisë, por gjasat janë që ‘zonja’ të humbasë shumë më shumë se kaq. Deri më tani sirenat kanë rënë për Frederico Chiesa-n, i etur për të luajtur në nivelet më të larta.

Duke parë çështjet e Juventusit kjo pritet të jetë e vështirë sepse mund të përjashtohet edhe nga kompeticionet e UEFA-s. Për rrjedhojë Real Madrid është gati të rrëmbejë italianin, por së fundmi mediat në Serbi shkrujnë se edhe Dusan Vlahovic mund të ketë të njëjtin fat.

Edhe pse sulmuesi nuk ka bindur që prej ardhjes nga Fiorentina, më shumë për shkak të probleme fizike, në Serbi thonë se Barcelona po ndjek me kujdes situatën e Vlahovic. Klubi katalanas është gati të afrojë deri në 80 milionë euro për ta marrë nga Seria A.

Nuk dihet ende me siguri se çfarë do bëhet me emrat në fjalë, por shumë do të varet nga proçeset gjyqsore të Juventusit dhe nëse ‘zonja’ do luajë ose jo në Europë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë