Barcelona fitoi me shumë mundim ndaj ekipit të fundit në tabelë, Xavi qorton lojtarët: Duhet të vraponi si kafshë!

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e shprehu mllefin e tij ndaj lojtarëve tëe Barcelonës pas fitores së vështirë ndaj Almerias me rezultatin 3:2, me golin e shënuar në minutën e 83-të nga Sergi Roberto.

Kampioni aktual spanjoll e siguroi me shumë vështirësi fitoren ndaj ekipit të fundit në tabelë.

Legjenda e klubit thotë se lojtarëve po iu mungon ai shpirti luftarak, i shfaqur në sezonin e kaluar, shkruan.

“Kjo lojë është dashur të mbyllej 2:0 ose 3:0. Por, ekipi ynë nuk e ka shpirtin që e shfaqi në sezonin e kaluar, e as agresivitet. Kjo është e papranueshme”, deklaroi fillimisht trajneri i Barçës pas lojës.

“Nuk mund të ndodh që të mos vraponi si ‘kafshë’, që të mos shkoni pas çdo topi. Është e papranueshme. Vraponi si ‘kafshë’ ose s’do të keni shanse për të fituar. ‘Luftoni’ për çdo top ose në të kundërtën ne nuk do ta fitojmë asnjë trofe në këtë sezon. Ne duhet të ‘luftojmë’. Dua të shoh pasion, gjithmonë”, përfundoi Xavi.

Roberto i shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Raphinha në fitoren e radhës së Barçës, e cila gjendet në vendin e tretë me 38 pikë, 6 më pak se lideri Girona, që e ka një lojë më pak të zhvilluar.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Vendosi 100 mijë paund baste, Sandro Tonali dënohet sërish

Vendosi 100 mijë paund baste, Sandro Tonali dënohet sërish