Barcelona fiton ndaj Atletico
Madrid, vendos Lionel Messi

Barcelona fiton ndaj Atletico<br />Madrid, vendos Lionel Messi
Barcelona del triumfuese në “Vicente Calderon” duke mposhtur Atletico Madrid 2-1.
 
Një gol i shënuar nga Leo Messi 4 minuta nga fundi i ka dhënë jo thjesht tre pikë katalanasve por edhe fitoren ndaj një rivali direkt dhe rikthimin në formë të mirë.
 
Pjesa e parë e Atletico-Barca superndeshjes së javës së 24-të të La Ligas ishte e bukur dhe me raste .Ata që u evidentuan ishin portierët.
 
Në pjesën e dytë është skuadra e Luis Enrique ajo që kalon në avantazh me brazilianin Rafinha.
 
Ky i fundit mposht Oblak në minutën e 64-të. Por vendasit barazojnë 6 minuta më vonë. Ai që e dërgon topin në rrjetë është mbrojtësi Diego Godin që e devijon topin aq sa duhet për ta dërguar në rrjetë.
 
Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit është Leo Messi që shënon dhe rikthen Barcën e madhe. Barcelona fiton 2-1 ndaj Atleticos dhe ngjitet në kuotën e 54 pikëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit