Zgjidhet enigma për emrin e trajnerit të ri të Barcelonës, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë Luis Enrike. I formuar në akademinë katalanase, por aktualisht trajneri i Selta Vigos, Enrike parimisht ka pranuar që të marrë drejtimin e blaugranëve në fund të edicionit.

Enrike ka zhvilluar sot një takim me Zubizarietën për afro dy orë dhe sipas mediave spanjolle kanë diskutuar për kontratën, merkaton dhe objektivat. Zyrtarizimi pritet që të bëhet pas përfundimit të kampionatit, ndërsa deri atëherë gjithçka do të jetë gati.

Barcelona nuk po gjen qetësi për timonierin që pas largimit të Pep, pasi Vilanova u largua i detyruar nga sëmundja, ndërsa Martino nuk arriti të përshtatej me stilin e lojës katalanase duke dështuar në Kupë dhe Champions, ndërsa në kampionat shpresat janë ende të gjalla për të marrë titullin, por as kjo nuk do ta shpëtonte nga shkarkimi.


d.b/shqiptarja.com