Pas shitjes së Neymar tek PSG, arkat e Barcelonës janë tejmbushur dhe krerët katalanas kanë filluar menjëherë shpenzimet marramendëse në merkato.
Anësori francez, Osman Dembele,i cili aktivizohej te Borusia Dortmund, është pikasur nga zyrtarët e klubit spanjoll si zëvendësuesi ideal i Neymar.
145 milion euro është kosto e këtij operacioni, ku 105 milionë prej të cilave janë derdhur menjëherë në arkat e Dortmund, ndërsa 40 milionë të tjera do të jepen në formë bonusesh.
Dembele bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të Barcelonës , dhe i dyti në botë pas Neymar.
Por sipas medieve spanjolle, barcelona nuk ka ndërmed t’a mbyllë merkaton vetëm me blerjen e Dembele.
Philippe Coutinho dhe Angel Di Maria janë synimet e klubit dhe ardhja e njërit prej tyre nuk do të përjashtonte tjetrin.
Në të vërtetë, drejtori sportiv do të përpiqet të sjellë të dy lojtarët, por detyra është shumë e komplikuar për disa arsye.
Për argjentinasin e PSG, pista duket më e ndërlikuar. Fati i Di Maria varet nga ardhja e Kilian Mbape tek parisienët, nëse ai firmos me francezët, një ofertë tunduese do ta shtynte të hiqte dorë nga sulmuesi. Krejt ndryshe duket situata e brazilianit të Liverpool, pasi klubi anglez ka ulur pretendimet dhe një ofertë rreth 105 milion, do të sillte shitjen e tij në Spanjë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com