Ka mjaftuar një gol i Lionel Messit në ndeshjen që cilësohej direkte për titull mes Barcelonës dhe Atletico Madridit që ekipi blaugrana të marshojë i qetë drejt titullit kampion në La Liga. Një “perlë” e vërtetë e Messit nga një goditje e dënimit gjunëzon ekipin më në formë.

Ishte goli i 600-të i Messit në karrierën e tij, për më tepër, që vjen në një ndeshje tepër të rëndësishme dhe me spektakël për nga mënyra e ekzekutimit. Me këtë sukses, Barcelona shkon në +8 pikë ndaj Atleticos dhe tani vështirë ta ndalë kush në misionin drejt titullin kampion, kjo edhe për faktin se Real Madridin e pret në shtëpi.

s.k/Shqiptarja.com