Barcelona pëson një tjetër goditje të rëndë, teksa pas lëndimeve të Messit, Bravos, Vermalen e Rafinhas, humbet për një muaj edhe mesfushorin e talentuar Iniesta.
 
Lëndimi i Andres Iniestas në sfidën ndaj Leverkusen ishte serioz duke bërë me dhimbje koke teknikun e katalanasve, që duhet të mendojnë për disa zgjidhje, pasi mungojnë 5 titullarë.
 
Sipas mediave spanjolle, Iniesta ka pësuar një dëmtim në femurin e këmbës së djathë.
 
Këtë javë Barcelona ka një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Seviljas.



d.b/shqiptarja.com