Barcelona ka fituar kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, ndeshje e cila u zhvillua në Riad të Arabisë Suadite, ndërsa Xavi Hernández fitoi trofeun e parë si trajner.
Katalanët fituan 3 me 1 në këtë ‘El Clasico’, duke dominuar ndeshjen në çdo aspekt ndaj rivalit të tyre historik, që pas golit të parë të Gavit të shënuar nga Barcelona në minutën e '33-të.
Të qartë në lojën e tyre, katalanët shumë energjike shënuan golin e tyre të dytë ende pa u mbyllur pjesa e parë nga Leëandoëski.
Pavarësisht ndërrimeve të kryera nga Ancelotti, Reali e pati të pamundur të ngrinte kokë, madje “blaugranat” shënuan edhe golin e tretë me Pedrin në minutën e 69-të. Në kohën shtesë realizoi golin e nderit Benzema, por që vlejti për statistikë.