Barcelona dhe Inter luajnë sot në 21:00 për raundin e katërt në grupet e Champions League. Ky duel është special për gardianin zikaltër, Andre Onana. 26 vjeçari rikthehet në Barcelonë pas 12 vitesh. Kamerunasi u bashkua për herë të parë me Barçën në moshën 14 vjeçare.
Pjesë e akademisë katalanase për pesë vite, Onana qëndroi me Barçën deri në vitin 2019, atëherë kur u transferua te Ajax në Holandë. Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje me ekipin e parë, shumë nga kundërshtarët e sotëm janë të njohur për të. Forma e mirë e Victor Valdes në vitet e arta dhe më pas Ter Stegen bënë që për Onana mos kishte vend te Barça. Për të parin sezon portieri është pjesë e Inter.