Në La Liga befasinë më të madhe po e bën skuadra debutuese e Cadiz. Pasi mposhti Realin pak javë më parë mbrëmë ia doli edhe me Barcelonën me rezultatin 2-1. Një humbje deri diku edhe poshtëruese për katalanasit e Koeman, që këtë sezon duket shumë larg asaj Barcelone që të gjithë janë mesuar ta shohin.
Ndryshe nga Barcelona, Real Madrid ka gjetur përkohësisht qetësinë në kampionat pasi kundër Sevillia-s fitoi me rezultatin minimal 0-1. Në Ramon Sanchez Pizjuan vendimtar ishte goli i Vinicius Junior në minutën e 55, sigurisht i ndihmuar edhe nga portieri i Sevillia-s.
Sakaq Atletico Madrid, e cila është skuadra që po bind më së shumti në Spanjë, ka koleksionuar fitoren e 7 radhazi në kampionat. ‘El Colchoneros’ mposhtën pastër 2-0 Valladolid me golat e Lemar dhe Llorente.
Në Gjermani supersfida e javës mes Bayern Mynchen dhe Leipzig u mbyll me 6 gola dhe rezultatin 3-3. Miqtë kaluan të parët në avantazh, më pas ndodhën dy përmbysje nga secila skuadër dhe në fund Bayern barazoi me Myller. Ndërkohë edhe Dortmund nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Eintracht Frankfurt.