Barcelona kthehet 'old school', merr fitoren e 5 radhazi! Liverpool nuk fal, gabon Tottenham (VIDEO-Golat)

Barcelona duket se më në fund ka gjetur ritmin, pasi skuadra katalanase ka marrë fitoren e pestë radhazi në La Liga. Për llogari të javës së 20 ‘blaugranët’ kanë mposhtur 2-1 Atletic Bilbao-n, duke parakaluar Realin dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje.

Fillimisht do të zhbllokonte Lionel Messi me një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa një devijim në krahun e gabuar të Jordi Alba-s do të sillte edhe njëherë baraspeshën. Gjithsesi për tre pikët e Barcelonës do të realizonte i shumëkritikuari Griezman.

Ndërkohë në Seria A përpos Napolit që mposhti 2-0 Parmën edhe Roma ka marrë tre pikët, pasi fitoi 3-1 kundër Veronës. Nga minuta e 12 në këtë sfidë luajti edhe një ish i Veronës si Marash Kumbulla.

Sakaq në Premier League Liverpool nuk ka gabuar kundër Ëest Ham duke fituar 1-3 falë ‘dopietës’ së Salah dhe golit të Ëinlajdum. Ndryshe nga Liverpool, Tottenham, ka marrë humbjen e dytë radhazi pasi Brighton e mposhti 1-0. Pas 21 javësh kampionat Manchester City është në vendin e parë me 44 pikë, 3 më shumë se United, por ‘djajtë’ kanë një dneshje më shumë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në vendin tonë gjatë 2024, inati politik e bëka njeriun të verbër

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në vendin tonë gjatë 2024, inati politik e bëka njeriun të verbër