Barcelona, Luis Enrique i bindur:
Shënojmë 6 gola, e kalojmë PSG-në

Barcelona, Luis Enrique i bindur:<br />Shënojmë 6 gola, e kalojmë PSG-në
Barcelona duhet të bëjë përmbysjen e madhe nesër pasi i duhet të rekuperojë humbjen 4-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 kundër PSG-së.

Një mision i pamundur në të cilin trajneri Luis Enrique beson: ”Jam i bindur se në njëfarë pike do te jemi shumë afër kualifikimit. Nëse ata na shënuan 4 gola në ndeshjen e parë ne mund të shënojmë 6 gola”, deklaron trajneri i katalanasve.

Në ndeshjet e Champions League askush nuk ka përmbysur 4 gola por trajneri i Barcelonës ka aleat edhe publikun e zjarrtë të stadiumit “Camp Nou”. 

“Përmes lojës sonë jam i bindur se në një moment të caktuar të ndeshjes do të jemi shumë pranë kalimit të turit. Camp Nou do të transformohet dhe kjo do të ndihmojë shumë futbollistët tanë”, përfundon Luis Enrique.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor