Barcelona mund 3:0 Las Palmas
dhe kryeson, ndeshja pa tifozë

Barcelona mund 3:0 Las Palmas<br />dhe kryeson, ndeshja pa tifozë
Në një Camp Nou të heshtur, pa praninë e tifozëve për arsye sigurie Barcelona fiton pastër 3-0 ndaj Las Palmas në javën e 7-të të La Ligas.Golat blaugranët i shënojnë të gjithë në pjesën e dytë ku skuadrën e morën për dore senatorët. Takimin e zhbllokoi mesfushori Sergi Busquets në minutën e 49-të. Ndërsa më pas erdhi edhe dygoëlëshi i të zakonshmit Leo Messi.

Argjentinasi golin e parë e realizoi në minutën e 70-të. Messi u lirua mjaft bukur mes mbrojtësve kundërshtarë dhe më pas duke kaluar edhe portierin dërgoi topin në portën e boshatisur.Goli i dytë erdhi 7 minuta më vonë. 7 ndeshje dhe 7 fitore për Barcelonën që kryeson kampionatin me 21 pikë.

Barcelona-Las Palmas u luajt pa praninë e publikut për arsye sigurie duke u bërë ndeshja e parë në historinë e La Ligas që nis pa tifozë.Shkak u bë referendumi për pavarësinë e Katalonjës dhe tensionet politike. Nëse katalanasit nuk do zbrisnin në fushë do penalizoheshin fakt që e zbuloi edhe Presidenti Bartomeu.

[gallery]24105[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool