‘Barcelona mundësi e madhe’, Inzaghi karikon Interin para Champions-it! Asllani sërish titullar
Kristjan Asllani dhe Simone Inzaghi
Inter ka të martën një ndeshje tepër delikatë në Champions League, pasi pret Barcelonën në San Siro dhe një humbje pothuajse mbyll kapitullin për këtë sezon në këtë kompeticion. Mirëpo një ndeshje kësaj rëndësie vjen në një moment të zymtë për zikaltërit, pasi kohët e fundit kanë koleksionuar disfata. Trajneri Inzaghi në prag të sfidës është shprehur se ‘kundër Barcelonës është një mundësi e madhe’, ndërsa ka lënë të kuptohet se pas ndeshjes me Romën Asllani mund ta nisë titullar edhe ndaj katalanasve.
Gjendja e Lautaros? – Lautaro këtë mëngjes ka kryer një ekzaminim dhe nuk ka pasur asgjë serioze. Ai thjeshtë i lodhur. Sot do të stërvitet i veçuar. Duhet të flas me doktorët dhe lojtarin për të vendosur. Brozoviçi dhe Lukaku do të mungojnë, por do të shohim gjendjen e Lautaros dhe Galiardinit.
Si do të reagojë skuadra? – Nesër është një mundësi e madhe, duke ditur që do të ndeshemi me një ekip shumë të fortë, ndoshta një nga më të mirët në Europë, e cila shkoi në Mynih dhe mori një humbje të pamerituar. Ata kanë shumë kualitet. Në këto momente ne luajmë për të fituar. Të njëjtën gjë bëmë dhe të shtunën, por rezultati na provoi të kundërtën.
Kush do të luajë mes Onanës dhe Handanoviçit? – Do të luajë Onana.
A është një sfidë që do të vendosë shumë dhe a është Barça favorite? – Ne i dimë problematikat e ndeshjes. Ne e kemi paguar me Bajernin e Mynihut, pavarësisht një ndeshjeje të mirë. ne humbëm, ne nuk ishim të qartë në disa momente, nuk mbrojtëm mirë te goli i parë. E dimë që nesër do të kemi një ndeshje që do të vuajmë.
A është Asllani gati të luajë dy ndeshje radhazi? – Asllani bëri një ndeshje të mire kundër Romës. Ka treguar nivel që në ditën e parë që ka ardhur te Interi. Pa dyshim që është gati për nesër.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lewandowski shënon golin e 101-të në Champions dhe 'kap' Messin e Ronaldon: Gjithmonë duam të fitojmë
27 Nëntor, 13:12
-
Humbja tenistike në Champions League, Qazim Laçi: Ç’të them, gjithçka e gabuar
27 Nëntor, 11:58
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43
-
VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve
27 Nëntor, 09:59
-
I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten
27 Nëntor, 09:28
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Juventusi në emergjencë totale, jashtë Vlahovic dhe McKennie! Weah mundësi për majën e sulmit
26 Nëntor, 15:31
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund
23 Nëntor, 22:59
-
GOLAT/ Milan e Juventus 0-0 në një sfidë të shëmtuar, Atalanta fiton dhe merr kreun! Interi i jep 'shuplakë' Veronas
23 Nëntor, 20:00