Barcelonës i kushton shumë barazimi që mori në Paris përballë PSG, pasi dy nga futbollistët kryesorë të formacionit si Mesi dhe Maskerano janë dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushës nga tre deri më gjashtë javë.

Kështu Lionel Mesi do të mungojë për tre javë, pasi ka pësuar një tërheqje muskulare në ndeshjen me PSG, ku u largua në pjesën e dytë. Nga verifikimi që realizuan pjesëtarët e stafit mjekësor të blaugranëve u vërtetua ajo që mendohej, tërheqja muskulare në këmbë.

Kështu ndeshja e kthimit me PSG është thuajse e pamundur, përjashto ndonjë mrekulli. Ndërsa Maskerano ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të qëndrojë jashtë fushe deri në fund të edicionit duke e mbyllur kështu këtë edicion.


d.b/shqiptarja.com