Barcelona ngec në derbi me Espanyol, M. United nuk i mjaftojnë 90 minuta kundër Wolves

Barcelona ngec në derbi me Espanyol, M. United nuk i mjaftojnë 90 minuta kundër Wolves

Barcelona ka hedhur një hap të gabuar në javën e 19 të La Liga-s, pasi klubi katalanas është ndalur në barazim 2-2 në transfertë kundër Espanyol, në ndeshjen që është edhe derbi i Barcelonës.

Të parët ishin vendasit që zhbllokuan shifrat me Lopez në minutën e 23, që nuk gaboi me kokë pas zhvillimit të një goditje dënimi. Në pjesën e parë pavarësisht tentativave Barcelona nuk mundi të barazonte shifrat, por në fraksionin e dytë të lojës skuadra e drejtuar nga Valverde arriti ti përmbyste ato falë Luis Suarez fillimisht dhe më pas Arturo Vidalit.

Por gjërat do të komplikoheshin për Barcelonën në minutën e 75 kur mesfushori De Jong mori kartonin e kuq. Si rrjedhojë dy minuta nga fundi Espanyol do të barazonte shifrat. Në këtë mënyrë Barcelona humbet distancën me Real Madrid pasi mban vendin e parë me pikë të barabarta. Në vendin e tretë ndodhet Atletico që pak orë më para se Barcelona fitoi me rezultatin 2-1 kundër Levante-s në ‘Wanda Metropolitano’.

Në Angli këtë javë ‘Premier League’ i la vendin FA Cup me Manchester City-n që nuk e pati të vështirë të kalonte në turin e 1/16 pasi fitoi 4-1 kundër Port Vale. Ndërkohë për çiftin Wolves-Manchester United do të duhet një ndeshje tjetër pasi e para përfundoi me shifrat 0-0.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s