Barcelona një fitore larg titullit, Long shënon golin më të shpejtë në Premier League

Barcelona një fitore larg titullit, Long shënon golin më të shpejtë në Premier League

Barcelona është vetëm një fitore larg titullit të 26-të kampion në Spanjë. Katalanasit edhe pse kishin lënë pushim katër lojtarë titullarë mes të cilëve edhe Leo Messin fituan në Vitoria 2-0 ndaj Deportivo Alaves.

Golat në stadiumin “Mendizorrotza”  u shënuan në fraksionin e dytë nga talenti Carles Alena dhe Luis Suarez me penallti. Messi u fut në fushë  kur kishte kaluar një orë lojë por nuk pati ndryshim rezultati. 80 pikë pas 34 ndeshjesh për Barcelonën dhe blaugranët kampionë mund të jenë që sot nëse Valencia mund Atleticon.

Goli i shënuar nga Christian Eriksen 2 minuta nga fundi i ka dhënë Tottenham një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në garën për një vend në Champions. Tottenham mundi 1-0 Brighton dhe shkëputet me 3 pikë nga vendi i katërt.

Ndërsa ky gol i shënuar nga Shane Long i Southampton futet në histori. Sulmuesi shënoi pas vetëm 7 sekondash lojë për Southamptonin duke u futur  në histori si goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në Premier League. Sa për kronike Watford barazoi me Gray në limite dhe ndeshja u mbyll 1-1./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë