Barcelona nuk heq dorë për Neymar, drejtuesit në Paris për ofertën e tretë zyrtare

Barcelona nuk heq dorë për Neymar, drejtuesit në Paris për ofertën e tretë zyrtare

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga mbyllja e merkatos gjërat kanë filluar të lëvizin me shpejtësi për Neymar, futbollistin brazilian që e ka bërë të qartë se nuk dëshiron më të qëndrojë te Paris SG. Sipas ‘ESPN’, drejtuesit e barcelonës, destinacionit ku preferon të shkojë 27-vjeçari, kanë udhëtuar sot në Paris për t’i bërë ofertën e tretë zyrtare klubit francez.

Sipas këtij burimi Barcelona kërkon të marrë Neymarin në fomrë huazimi për 1 vit, më pas të paguajë 170 mln euro për kartonin e brazilianit, ndërsa në marrëveshja do të përfshihet edhe Dembele, futbollisti që pëlqehet nga Paris SG. Thuhet se me kërkesë të futbollistit, Paris SG nuk do të pranojë ofertat nga Real Madrid dhe Juventus, pasi nuk janë destinacione që pëlqehen nga futbollisti.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë