Pas një starti të dobët të kampionatit Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalë më hapin. Për llogari të javës së 21 katalanasit kanë mposhtur 2-3 Betis, duke marrë fitoren e 6 radhazi, që i mban aktualisht në vendin e dytë në La Liga.
Në Villamarin të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Inglesias, ndërsa baraspeshën e riktheu Messi, që hyri në fushë si zëvendësues. Më tej një autogol i Ruiz i dha epërsinë e përkohëshme të besuarve të Kuman, që u barazuan 2-2 në minutën e 75. Gjithsesi talenti Trincao shënoi një supergol pak para përfundimit të ndeshjes për të marrë 3 pikët në këtë transfertë të vështirë.
Ndërkohë në Seria A Lazio-s i ka mjaftuar një gol i Ciro Immobile-s për të vijuar ecurinë e rezultateve pozitive. Bomberi italian realizoi në minutën e 61 për të mbajtur skuadrën në garë për një vend në Champions League.
Sakaq në Premier League Chelsea i Thomas Tuchel ka mposhtur 1-2 Shefiled United, duke marrë fitoren e tretë radhazi. Londinezët zhbllokuan me Mount, ndërsa një autogol i Rudiger barazoi përkohësisht rezultatin. Nuk kaloi shumë dhe Jorginho realizoi golin tre pikësh me penallti.