Ousmane Dembele udhëheq Barcelonën drejt çerekfinaleve të Kupës së Mbretit. Katalanasit përmbysin humbjen 2-1 të pësuar një javë më parë ndaj Levantes me një fitore 3-0 në “ Camp Nou” dhe janë mes 8 më të mirave të Kupës së Mbretit.
Francezi Dembele brenda një minuti shënon dy herë dhe largon fantazmat e një eliminimi të mundshëm. Dembele tund rrjetën në minutat 30 dhe 31. Në fraksionin e dytë shënon edhe kapiteni Leo Messi dhe mbyll llogaritë Barcelona 3 e Levante 0. Nëse në fushë çdo gjë u rregullua në zyra katalanasit nuk kanë bërë një punë të mirë pasi mund të skualifikohen.
Kjo për shkakun se në ndeshjen e parë kanë aktivizuar lojtarin Chumi i pezulluar për shkak kartonash. Vendimi do të merret sot.

Në çerekfinalet e Kupës së Mbretit kanë kaluar edhe Espanyol që mbrëmë mposhti Villareal 3-1 dhe Real Betis që barazoi 2-2 në transfertë ndaj Real Sociedad. Barcelona, Espanyol dhe Real Betis i bashkohen ekipeve të tjera të kualifikuara në çerekfinale Real Madrid, Sevilla, Valencia, Girona dhe Getafe.
Komente

