Barcelona ka dalë fituese në sfidën e javës së shtatë të La Ligës, duke mposhtur Real Sociedad me përmbysje 2-1 në "Olímpic Lluís Companys".

Miqtë kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të, kur Alvaro Odriozola shënoi pas një asisti të Ander Barrenetxea. Megjithatë, katalanasit reaguan shpejt dhe barazuan para fundit të pjesës së parë, në minutën e 43-të, me një goditje të fuqishme me kokë nga Jules Kounde pas harkimit të Marcus Rashford.

Në pjesën e dytë, heroi i Barcelonës ishte Robert Lewandowski, i cili në minutën e 59-të devijoi me kokë një asist të talentit Lamine Yamal, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.

Në vazhdim të ndeshjes, katalanasit administruan mirë avantazhin dhe i rezistuan presionit të Sociedad, duke siguruar një fitore me peshë.

Me këtë triumf, Barcelona ngjitet në vendin e parë të tabelës me 19 pikë, një më shumë se rivali i përjetshëm Real Madrid.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?