Akuzat e Pep Guardiolës ndaj Barcelonës janë pritur me habi nga drejtuesit katalanas.
Zëvendëspresidenti i Barçës, Hordi Kardoner, reagoi publikisht duke u shprehur se të gjithë anëtarët e bordit drejtues kishin mbetur të befasuar nga fjalët e Guardiolës.
“Të gjithë mbetëm të habitur kur dëgjuan deklaratat e Pep. Nuk kuptova asgjë, nuk di cfarë mund të ketë ndodhur. Kush thotë që kemi përdorur sëmundjen e Titos, gënjen.
Nuk arrij ta kuptoj, sepse marrëdhëniet me të dhe me familjen e tij janë të shkëlqyera’.
Ndërsa i akuzuari, presidenti Sandro Rosell akoma nuk ka dalë në një prononcim për mediet, por sipas medieve katalanase do të komunikoj personalisht me Pep.
Deklarata e Guardiolës
“Isha rreth 6 mijë km larg dhe u kërkova të më linin të qetë por drejtuesit e shoqërisë përdorën sëmundjen e Vilanovas për të më bërë keq dhe këtë nuk kam për ta harruar asnjëherë. Ata nuk e mbajtën fjalën. Vilanovan e takova në Nju Jork, por më pas nuk u takuam më ndoshta sepse nuk ishte e mundur por kjo nuk ndodhi për shkakun tim. Është vërtet për të ardhur keq që duhet të justifikohem për marrëdhëniet e mija me një njeri që e kam pasur shok për shumë kohë. Vilanova sezonin e shkuar fitoi La Ligan me numrin më të madh të pikëve në historinë e Barcelonës dhe është njw trajner shumw i zoti” përfundoi Guardiola.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com