Barcelona-Reali Madrid do të ndeshen më datë 22 gusht në “Camp Nou” për finalen e super kupës së Spanjës.

Ndërsa një javë më pas ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, e cila do të përcaktojë edhe fituesin e super kupës së

Spanjës për edicionin që përfundoi. Reali dhe Barcelona ndeshjen në finalen e kupës pas fitoreve rrespektivisht të

La Ligas dhe Copa del Ray. Edicionin e kaluar ishte Barcelona që triumfoi duke fituar super kupën, por këtë edicion

gjërat nuk do të jenë shumë të thjeshta për Barcelonën, e cila duhet të japë provat e para pa trajnerin që e dërgoi te

sukseset e pa numërta, Pep Guardiola. Vilanova-Murinjo do të jetë edhe përballja e parë në një “El Clasico”.

Ekipi i Murinjos vjen në një kondicion fizik më të mirë, një gjë e tillë u pa edhe në finalet e Europianit, sakaq të besuarit e

Vilanovas nuk do të ndryshojnë shumë në filozofinë e tyre të lojës duke vzhduar besimin te qarkullimi i topit.

Ndeshjet midis këtyre dy ekipeve, jo vetëm Spanjën, por edhe Europën e kanë ndarë në dy pjesë.

Tanimë nuk mbetet asgjë tjetër përvec se të presim dhe të shijojmë një tjetër duel fantastik midis

dy futbollistëve më të mirë në botë Ronaldo-Mesi.

(d.b/shqiptarja.com)