Në La Liga sfida mes Barcelonës dhe Majorkas ka prodhuar spektakël pa fund. 90 minutat u mbyllën me fitoren 5-2 të katalanasve, ndërsa ai që shkëlqeu ishte Lionel Messi që realizoi ‘tripletë’, fiks në ditën kur prezantoi ‘Topin e Artë’ të gjashtë në Camp Nou.
Për t’u veçuar në këtë ndeshje ishte padiskutim edhe goli i katërt, i realizuar pas një aksioni madhështor dhe një finalizimi unikal të Suarez. Me këtë fitore Barcelona rimer kreun ndaj Real Madrid, që më herët kishte fituar 2-0 kundër Espanyol.
Komento