Barcelona rinovon me trajnerin Valverde, bashkë edhe në sezonin e ardhshëm

 Barcelona rinovon me trajnerin Valverde, bashkë edhe në sezonin e ardhshëm

Trajneri i Barcelones Ernesto Valverde

Barcelona rinovon kontratën me trajnerin Ernesto Valverde. Tekniku spanjoll dhe klubi katalanas do vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm 2019-2020 me opsion edhe për një tjetër sezon dhe lajmi është bërë zyrtar.

Drejtuesit tregojnë besimin e tyre tek trajneri Valverde në një moment vendimtar për sezonin e blaugranëve. Trajneri Ernesto Valverde ka besimin edhe të lojtarëve dhe menaxhimi që i bën grupit është shumë i mirë.

Ai nuk ka dashur që të ketë spekullime për të ardhmen e tij në pankinën e Barcelonës dhe të dyja palët kanë vendosur ta bëjnë zyrtar rinovimin. Valverde është trajner i Barcelonës që prej verës së vitit 2017-të.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan