Barcelona kalon në çerekfinale duke eleminuar Milanin pas fitores 4-0 duke bërë të pavlefshme humbjen 0-2 në Milano. Pjesa e parë e ndeshjes Barcelona - Milan ka qenë mjaft e fortë me vendasit arritën që të shënonin dy gola duke barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe e dërguar ndeshjen në kohë shtesë për pak minuta. Ndeshja ka nisur shumë e mirë për ekipin e Katalonjës që shënon në minutën e 5 me argjentinasin Lionel Mesi. Aksioni i golit ishte perfekt për ekipin vendas që si gjithmonë realizon shumë pasime duke çorientuar ekipin e Milanit që humb toruan.
Pas golit Milani mbyllet tërësisht në mbrojtje për të mos pësuar më, ndërsa Barcelona sulmon pa pushim duke kërkuar edhe golin e dytë dhe rihapur gjithcka. Në minutën e 12' të ndeshje, Barcelona ishte shumë pranë golit të dytë, pasi Mesi goditi tranversën pas një aksioni të shpejtë me Iniestën dhe Alveshin nga krahët. Milani tenton të suprizojë me Niang dhe El Sharauin, por mbrojtja vendase është e hekurt edhe për faktin që Milani sulmonte me forca të pakëta. Në 5 minutat e fundit të pjesës së parë Milani ka një rast të mirë për të barazuar rezultatin. Niang merr një top nga mesfusha dhe sulmon i vetëm duke kaluar Maskeranon dhe përballë portierit e dërgon topin në shtyllë duke humbur një rast të artë. Pak sekonda pas këtij episodi, Barcelona dyfishon shifrat me Mesin, i cili realizon nga jashtë zonës së rreptësisë së Abiatit.
Në pjesën e dytë të ndeshjes Barcelona e nis aty ku e përfundoi të parën, ndërsa Milani tkurret në mbrojtje duke humbur pothuajse gjithcka. Në minutën e 53' të ndeshjes pas dy golave të Mesit dhe vend edhe për sulmuesit David Villën dhe Jordi Albën që i japin kualifikimin blaugranëve duke nxjerrë jashtë garës kuqezinjtë. Në minutat e mbetura përvec dominimit të katalanasve nuk ka pasur shumë histori. Në ndeshjen tjetër mes Shalkes dhe Gallatasarayt, ekipit turk kalon më tej pas fitores 2-3, pasi ndeshja e parë doli 1-1. Golat për ekipin e Shalkes u shënuan nga Neushteder dhe Bastos, ndërsa për Gallatasarayn shënuan Altintop, Ilmaz dhe Bulut.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com